Titullari i Institucionit

Z. Eliot Jaupllari

Mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Tranportit që prej shtatorit të vitit 2018.

Z.Jaupllari ka përvojë në Auditimin e Brendshëm, Drejtimin dhe Administrimin e Menaxhimit të Logjistikës dhe Aseteve, Sigurisë dhe Cilësisë në Industrinë e Transportit Ajror dhe Energjisë së Rinovueshme. Eksperienca e krijuar në vite ka ndikuar në vendimmarrje të drejta dhe koherente në fushat e ekspertizës që mbulon duke garantuar siguri dhe efiçencë.

Ka përvojë në Drejtim dhe Menaxhim, me një histori të demonstruar të punës në industri të ndryshme që nga viti 1996 e deri më sot.

Qëllimi i punës së QSHAMT-së, është që në zbatim të legjislacionit dhe akteve nënligjore në fuqi të ofrojë shërbime cilësore dhe brenda të gjitha parametrave të cilësisë dhe sigurisë teknike, duke reduktuar në maksimum kohën e nevojshme për shërbim dhe duke minimizuar kostot.

Ne në QSHAMT jemi të angazhuar si në rang drejtuesish apo nivel të personelit të zbatojmë politikat e brendshme të cilësisë së shërbimit bazuar në standardet më të larta dhe ta përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme atë, duke rritur edukimin profesional të personelit përmes trajnimit dhe ndarjes së përvojave të përparuara.

Ne kemi siguruar një kulturë pune dhe shërbimi që rrit efiçencën, produktivitetin dhe siguron efektivitet të vazhdueshëm të burimeve njerëzore dhe financiare të institucionit.

Në QSHAMT çdo punonjës është i inkurajuar të njoftojë çdo parregullsi në zbatimin me rigorizitet të rregulloreve dhe procedurave të zbatura, si dhe të jetë pjesë e grupeve të punës që nxisin apo prezantojnë ide apo projekte zhvilluese në lidhje me shërbimet e ofruara.

QSHAMT është një institucion shërbimesh i certikuar sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015 dhe ka si objektiv ruajtjen e këtij standardi, si dhe certifikimin me standarde të tjera ndërkombëtare për ta bërë QSHAMT një ndërmarrje në pararojë të të gjitha strukturave të shërbimit të Ministrisë së Brendshme.

Eliot Jaupllari

Drejtori i Përgjithshëm

Na kontaktoni

Zyrat

 Njësia Administrative nr.5

Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë

Orari Zyrtar

Hënë – Enjte   08:00 – 16:30
Premte            08:00 – 14:00