Struktura Organizative
Organizimi i Punonjësve
Struktura e QSHAMT-së përbëhet nga funksionarët dhe punonjësit, marrëdhëniet e të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës (i ndryshuar).
Struktura e QSHAMT-së është e organizuar në Drejtori të Përgjithshme, Drejtori dhe Sektorë. Struktura dhe organika përfundimtare e QSHAMT-së miratohet me Urdhër të Kryeministrit, numri total i Organikës Përfundimtare të QSHAMT-së miratohet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Brendshëm.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit është Titullar i Institucionit dhe në varësi të tij janë drejtoritë dhe sektorët përkatës. Përgjigjet përpara Ministrit të Brendshëm për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve apo detyrave dhe përgjegjësive në fushën e ngarkuar, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të QSHAMT-së në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.
DREJTORIA E PROGRAMIMIT BUXHETIT DHE FINANCËS
Drejtoria e Programimit, Buxhetit dhe Financës është përgjegjëse për miradministrimin e vlerave financiare dhe materiale të Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Është përgjegjëse për zbatimin e buxhetit dhe ndryshimeve në rastet e rishpërndarjes së fondeve, si dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese.
DREJTORIA TEKNIKE
Drejtoria Teknike është përgjegjëse në realizimin e mbështetjes me transport të sigurt për strukturat e varësisë së Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpërmjet përdorimit eficent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Mban përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve, riparimeve, si dhe për mbajtjen në gatishmëri të përhershme teknike të automjeteve për të përballuar në kohë dhe me cilësi kërkesat nga strukturat në varësi të MB-së apo emergjencat që paraqiten herë pas here.
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË BRENDSHME
Sektori i Shërbimeve të Brendshme është përgjegjës për administrimin e çdo çështjeje që lidhet me shpërndarjen dhe menaxhimin e punonjësve të QSHAMT-së sipas nevojave dhe kërkesave të sektorëve e drejtorive të ndryshme, për të mbështetur dhe lehtësuar veprimtarinë e përditshme të QSHAMT-së, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit eficent dhe efikas të burimeve njerëzore në dispozicion të saj.

Na kontaktoni
Zyrat
Njësia Administrative nr.5
Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë
Orari Zyrtar
Hënë – Enjte 08:00 – 16:30
Premte 08:00 – 14:00