Shërbime Profilaktike
Diagnoza
Shërbime Profilaktike
Shërbime Riparimi
Mirëmbajtje
Shërbime administrimi
QSHAMT kryen shërbimet profilaktike të automjeteve të Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, Komisariatit të Policisë Vendore Tiranë, Repartit të Sigurisë dhe Ceremonialit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit.
Nëpërmjet database-it të krijuar, QSHAMT kujdeset që çdo automjet të kryejë me cilësi dhe në kohën e duhur shërbimet periodike.
Shërbime Profilaktike
Në shërbimet profilaktike të mjeteve hyjnë të gjitha ato punime që i kryhen mjetit pranë Sektorit të Pranimit, Profilaksisë & Kontrollit të mjeteve (VKT), të parashikuara në Rregulloren e Brendshme të Funksionimit të QSHAMT-së.
Ndërrimi i Vajit dhe i Filtrave
Mjeti paraqitet për të kryer këtë shërbim profilaktik, pasi paraqet “Autorizimin” e lëshuar nga titullari i njësisë shpenzuese me nr. protokolli, datën dhe vulën e njësisë shpenzuese, ku përcaktohen lloji, marka, tipi, targa e mjetit, kilometrat e përshkruara nga mjeti (jo më pak se 7500 km), emri i drejtuesit të mjetit ose përfaqësuesit të njësisë shpenzuese (për mjetet jashtë inventarit të QSHAMT-së).
Ky shërbim profilaktik përmban:
- Filtër vaji
- Filtër karburanti
- Filtër ajri
- Filtër të kambios automatike
- Filtër Kondicioneri
- Ndërrim vaji motori
- Ndërrim vaji kamio
- Ndërrim vaji hidrauliku
- Ndërrim alkooli në sistemin e frenimit
- Grasatim
Mirëmbajtja, Riparimi dhe Ndërrimi i Gomave
QSHAMT ofron shërbim të plotë të gomave, nga ndërrimi dhe deri te balancimi i tyre. Mekanikët tanë kryejnë:
- Riparime gomash
- Montime & Balancime gomash
- Drejtime disku
- Kovergjencë
Shërbimi i ndërrimit të gomave në QSHAMT kryhet pasi mjeti ka realizuar kilometrat sipas normës së ndërrimit të tyre dhe bashkëlidhet procesverbali i plotësimit të kilometrave të përshkruara për çdo gomë.
Shënim: Për rastet e veçanta (dëmtim, konsum i parakohshëm etj.), kur mjeti paraqitet për ndërrim gomash, pa realizuar normat e ndërrimit të tyre, hartohet një procesverbal, ku argumentohet ndërrimi i tyre.
Ndërrimi i Baterive
Ndërrimi i baterive kryhet pasi mjeti ka realizuar normën e ndërrimit të saj. Verifikimi për kohën e ndërrimit bëhet në kartelën e mjetit që ndodhet në VKT.
Shënim: Për rastet e veçanta (dëmtim, konsum i parakohshëm etj.), kur mjeti paraqitet për ndërrim baterie, pa realizuar normat e ndërrimit të tyre, hartohet një procesverbal, ku argumentohet ndërrimi i tyre.
Na kontaktoni
Zyrat
Njësia Administrative nr.5
Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë
Orari Zyrtar
Hënë – Enjte 08:00 – 16:30
Premte 08:00 – 14:00