Shërbime Administrimi

Diagnoza

Shërbime Profilaktike

Shërbime Riparimi

Mirëmbajtje

Shërbime Administrimi

QSHAMT kryen shërbime të ndryshme administrimi, bazuar në Urdhrin Nr. 112, datë 18.04.2014, “Për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe shoferëve sipas njësive shpenzuese në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe disa rregulla të përdorimit të mjeteve” të Ministrit të Punëve të Brendshme; Urdhrin nr.3887, datë 07.05.2014, “Për Administrimin e Shpenzimeve për udhëtimet në Aparatin e Ministrisë dhe në Njësitë Shpenzuese në Përbërje të Programit “Planifikim, Menaxhim, Administrim”, i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si dhe akteve të tjera normative.

Shërbime Administrimi

QSHAMT administron mjetet e transportit për AMB, SHÇBA dhe QSHAMT, kryen kontrollet fizike dhe teknike, targime, likujdim taksash për këto mjete, testime për normat e karburantit, si dhe ofron shërbimin me drejtues mjeti për DPPSH, AMB dhe QSHAMT.

Administrimi i Mjeteve të Transportit

QSHAMT për të gjitha mjetet në inventar të AMB-së, SHÇBA-së dhe QSHAMT-së bën detajimin e shpërndarjes së mjeteve, miratimin dhe shpërndarjen në Njësitë Shpenzuese si dhe administron dhe përmbyll dokumentacionin për lëvizjet e tyre.

Kontrollet Fizike

Kontrollet fizike të mjeteve të transportit, kryhet për të gjitha mjetet të cilat targohen për herë të parë, ose kur bëhet ndërrimi i pronësisë së mjeteve. Ky shërbim kryhet pranë DRTRR Tiranë, në bazë të Ligjit nr.8378, datë 30.08.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.

Targimet

Targimet kryhen për të gjitha mjetet që regjistrohen për herë të parë dhe në rastet kur targat dëmtohen, humbin ose kur ka ndryshim targash nga targa civile në MB, sipas këkesës së institucionit, bazuar në Ligjin nr. 8378, datë 30.08.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqiperisë” i ndryshuar.

Kontrollet Teknike

Kontrolli teknik kryhet nga të gjitha mjetet, të cilat janë të regjistruara pranë DRTRR Tiranë, bazuar në Udhëzimin nr.1, datë 18.01.2012, të Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore “Për dokumentet e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre”.

Likujdimi i Taksave të Regjistrimit

Procedurat e taksave të regjistrimit kryhen për të gjitha mjetet e regjistruara pranë DRTRR Tiranë, sipas ligjit nr.9975, datë 28.07.2008, “Për taksat Kombëtare” i ndryshuar.

Pajisja me Siguracion

Kryhen procedurat e pajisjes me siguracion për të gjitha mjetet, edhe për mjetet të cilat nuk janë të targuar po në inventar të QSHAMT-së me nr. Shasie. Kjo procedurë kryhet duke u mbështetur në Ligjin nr.10076, datë 12.02.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve”.

Ndërrimi i Pronësisë së Mjeteve

Procedura e ndërrimit të pronësisë së mjeteve kryhet duke u bazuar në Ligjin nr. 8378, datë 30.08.1998, dhe Udhëzimi nr .1, datë 18.01.2012, të Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore.

Shërbimi me Drejtues Mjetesh

QSHAMT kryen shpërndarjen e drejtuesve të mjeteve, duke u bazuar në Urdhrin nr. 112, datë 18.04.2014, “Për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe shoferëve sipas njësive shpenzuese në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe disa rregulla të përdorimit të mjeteve” të Ministrit të Punëve të Brendshme. Sipas pikës 9 të këtij Urdhri, QSHAMT ka detyrim ligjor vendosjen në dispozicion të 40 shoferëve DPPSH. Detajohet lista e shoferëve dhe dërgohet pranë DPPSH me emra konkretë. Administrimi dhe dhënia e mjeteve në përdorim të tyre bëhet nga kjo drejtori. Nga kërkesat e vazhdueshme për shoferë nga DPPSH, QSHAMT ka vënë në dispozicion të tyre edhe 10 drejtues mjetesh, procedurë e realizuar nëpërmjet urdhrave të brendshëm të titullarit të QSHAMT-së. Për shoferët në dispozicion të AMB-së dhe QSHAMT-së, cdo drejtues mjeti ka një urdhër të brendshëm të titullarit të institucionit për automjetin që ka në ngarkim dhe sipas detajimit të mjeteve, shoferi vihet në dispozicion të Njësisë Shpenzuese, duke e pajisur me autorizimin e lëvizjes së mjetit, e lëshuar nga titullari i njësisë shpenzuese dhe fletudhëtimin e lëshuar nga Dispeçeria.

Dokumentacioni mbi Karburantin

QSHAMT kryen mbylljen e dokumentacionit justifikues të karburantit, në bazë të Urdhrit nr.112, datë 18.04.2014, sipas autorizimeve, lëshuar nga Njësitë Shpenzuese si dhe Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011, “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” i Ministrisë së Financave.

Testimi i Mjeteve mbi Normën e Konsumit të Karburantit

QSHAMT kryen testimin e mjeteve mbi normën e konsumit të karburantit, duke u bazuar në Urdhrin nr. 489, datë 04.10.2018, të Ministrit të Brendshëm, për të gjitha mjetet të cilat nuk kanë certifikatën e normës së konsumit të karburantit si dhe mjeteve të cilat kanë normë të lartë të konsumit të karburantit nga përdorimi në vite.

Na kontaktoni

Zyrat

 Njësia Administrative nr.5

Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë

Orari Zyrtar

Hënë – Enjte   08:00 – 16:30
Premte            08:00 – 14:00