Rreth nesh
Misioni & Vlerat Tona
Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT) është një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme. Misioni i saj është të sigurojë shërbime për mirëmbajtjen dhe mbështetjen me mjete transporti për Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e varësisë së tyre sipas dispozitave ligjore dhe akteve normative të Ministrit të Brendshëm për kryerjen e misionit dhe detyrave operacionale të tyre.

Synimi
QSHAMT synon të udhëhiqet nga profesionalizmi, përgjegjshmëria, integriteti dhe transparenca në funksion të rritjes cilësore të shërbimeve për garantimin e sigurisë në qarkullimin dhe administrimin efektiv të mjeteve të transportit.

Vizioni
Rritja e vazhdueshme duke ofruar standard, me një gamë të gjerë shërbimesh, që karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria e cilësia dhe tejkalojnë pritshmëritë e përfituesve të shërbimeve.

Të certifikuar
QSHAMT ka implementuar brenda saj një sistem menaxhimi kualiteti, konform me normën EN ISO 9001:2015, me fokus realizimin e shërbimeve të sigurta.

Kënaqësi e garantuar
Fokusi ynë është kënaqësia e klientëve tanë. Këtë e arrijmë duke harmonizuar objektivat e performancës me pritshmëritë e tyre.
Baza Ligjore
Urdhri nr.77, datë 21.02.2014, “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit të Sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme” të Kryeministrit, (Struktura e funksionimit të QSHAMT-së).
Urdhri Nr. 112, datë 18.04.2014, të Ministrit të Punëve të Brendshme, “Për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe shoferëve sipas Njësive Shpenzuese në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe disa rregulla të përdorimit të mjeteve”, i ndryshuar, (Për kryerjen e veprimtarisë).
Detyrat & Përgjegjësitë
- Të zbatojë dispozitat ligjore dhe aktet e tjera normative të Ministrit të Brendshëm që kanë të bëjnë me përdorimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, sigurinë teknike, kontrollin dhe monitorimin e mjeteve në inventar të saj.
- Të sigurojë në mënyrë të përhershme normën e gatishmërisë teknike të mjeteve të transportit.
- Të shfrytëzojë në mënyrë racionale dhe efektive burimet njerëzore, teknike dhe financiare.
- Të miradministrojë vlerat materiale e monetare që ka në përdorim.
- Të sigurojë furnizimin efektiv, racional e cilësor me karburant, lubrifikant e mallra të tjerë të këtij shërbimi.
- Të programojë nevojat për pjesë këmbimi, goma, bateri, makineri, atrecaturë, karburante, lubrifikante e mallra të tjera të nevojshme për funksionim normal për realizimin e detyrave e mbajtjen në gatishmëri të automjeteve.
- Të krijojë e pasurojë në mënyrë të vazhdueshme arkivin me literaturë teknike të shkruar apo vizive dhe ta informatizojë atë.
- Të organizojë kualifikimin e punonjësve, duke parë trendin e zhvillimeve të fundit.
- Të japë asistencë të specializuar profesionale dhe teknike për Ministrinë e Brendshme dhe strukturat në varësi.
Na kontaktoni
Zyrat
Njësia Administrative nr.5
Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë
Orari Zyrtar
Hënë – Enjte 08:00 – 16:30
Premte 08:00 – 14:00