Mirëmbajtje
Diagnoza
Shërbime Profilaktike
Shërbime Riparimi
Mirëmbajtje
Shërbime administrimi
QSHAMT përgjigjet për sigurimin e shërbimeve dhe gatishmërisë teknike të mjeteve në inventar dhe në përdorim të Aparatit të Ministrisë së Brendshme, SHÇBA-së dhe QSHAMT-së. Ajo duhet të sigurojë një gatishmëri teknike ditore jo më të vogël se 75-80 %, për t’iu përgjigjur në momentin e duhur shërbimeve operative që diktohen nga situata dhe rrethana të ndryshme, në bazë të kërkesave dhe autorizimeve përkatëse.
Veprimtaria e mirëmbajtjes kryhet nga QSHAMT dhe përdoruesi i automjetit dhe vetëm pasi krijohet bindja për gatishmërinë teknike, atëherë mjeti mund të dalë për shfrytëzim.

Mirëmbajtje
Veprimtaria e mirëmbajtjes së mjeteve me motor dhe të rimorkiove është mirëmbajtja e pjesëve xhenerike të motorit, karrocerisë, impiantit elektrik dhe të gomave të automjetit.
Mirëmbajtje e Përgjitshme
- Zëvendësimi i vajit të motorit dhe filtrit të vajit, të karburantit, të ajrit dhe të kabinës në bazë të kilometrave të përshkruara nga automjeti dhe përcaktimi i ndërrimit të radhës.
- Kontrolli i sistemit të frenimit, zëvendësimi i ferrotave dhe disqeve të konsumuara, regjistrimi i frenave të këmbës dhe të dorës. Zëvendësimi i vajit të frenave pas testimit të vajit të frenave, plotësimi i nivelit të depozitës së vajit të frenimit.
- Kontrolli i kutisë së shpejtësisë dhe i diferencialit për nivelin e vajit dhe plotësimi i tij në rast nevoje.
- Kontrolli i sistemit ftohës të motorit të automjetit, testi i lëngut ftohës dhe përgatitja e antifrizës në parametrat e duhura.
- Kontrolli i sistemit të ndezjes dhe plotësimi i nivelit të elektrolitit në akumulatorin e automjetit, zëvendësimi i kandeleve ne automjet me benzinë dhe gaz, në bazë të kilometrave të përshkruara nga automjeti.
- Zëvendësimi i rrypit të fazës së motorit i përcaktuar që më përpara në bazë të kilometrave të përshkruara nga automjeti dhe zëvendësimi i rrypave të tjerë të motorit të automjetit.
- Kontrolli i sistemit të kondicionimit të ajrit dhe zëvendësimi i gazit ftohës pas testimit të tij.
- Kontrolli i sistemit të sinjalizim-ndriçimit dhe zëvendësimi i sinjalizuesve dhe ndriçuesve të dëmtuar.
- Kontrolli i presionit të ajrit të gomave të automjetit dhe rregullimi i këtij presioni në nivelin e rekomanduar nga konstruktori i automjetit.
Mirëmbajtja e përditshme
Mirëmbajtja e përditshme kryhet çdo ditë nga vetë drejtuesi i mjetit. Shoferi në çdo çast vrojton me kujdes mjetin që drejton, dëgjon gjithmonë punën e agregateve kryesore të automjetit. Në mirëmbajtjen e përditshme (MP) duhet të kryhen këto veprime:
- Kontrolli i gjendjes teknike të automjetit. Ky kontroll ka për qëllim që të sigurojë lëvizjen pa rrezik të automjetit në rrugë;
- Furnizimi i automjetit me materialet shfrytëzuese (lëndën e djegshme, lëndët lyrësuese (vajosëse), lëndët ftohëse, lëndët frenuese etj.), që të sigurohet puna normale e tij;
- Sigurimi i një pamjeje të jashtme të rregullt të automjetit. Për këtë qëllim, mirëmbajtja e përditshme e automjeteve kryhet çdo ditë.
Shërbime Autolarje
- Larje express
- Larje e jashtme
- Larje e brendshme (vetëm brenda)
- Larje e tërësishme brenda dhe jashtë
Na kontaktoni
Zyrat
Njësia Administrative nr.5
Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë
Orari Zyrtar
Hënë – Enjte 08:00 – 16:30
Premte 08:00 – 14:00
