Shërbime Riparimi

Diagnoza

Shërbime Profilaktike

Shërbime riparimi

Mirëmbajtje

Shërbime administrimi

Riparimi është tërësia e veprimeve për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve dhe paisjeve ose kthimin e tyre në parametrat e caktuar operacionale. Në shërbimet e riparimit që kryhen në QSHAMT përfshihet inspektimi, testimi, kryerja e shërbimeve teknike, klasifikimin në lidhje me aftësinë për të riparuar dhe rimontuar.

Sektori i Riparimit të Mjeteve kryen mirëmbajtje direkte të specializuar. Në këtë mirëmbajtje përfshihen kontrolli dhe riparimi e agregatëve e nyjeve kryesore të automjeteve. Teknikët janë të pajisur me pajisjet e detyrueshme për aktivitetin e punës në fushën e autoriparimit, të ndara sipas proceseve të punës.

Repartet e riparimit në QSHAMT janë të ndara sipas shërbimeve që kryejnë.

Reparti i Mikrobuzave

Reparti i Fuoristradave

Reparti i Veturave

Reparti i Motoçikletave

Posti i Elektroautit

Posti i Motorëve

Posti i Tornerisë

Shërbime Riparimi

Seksionet e riparimit janë të ndara sipas proceseve: Xhenerik, Motorist, Elektroauto, Saldator & Tornitor.

Riparimet Xhenerike

Riparimet xhenerike përfshijnë shërbime si: riparim sistem drejtimi, frenimi, amortizimi.

  • Riparimi i Sistemit të Frenimit

Sistemi i Frenimit të automjeteve është një përbërës thelbësor që duhet të mbahet duke punuar siç duhet për siguri të vazhdueshme në rrugë. Ka shumë probleme që mund të lindin me sistemin e frenimit në automjet. Pavarësisht nëse do të jenë frena të zhurmshme, distanca më të gjata të ndalimit ose një dridhje përmes timonit ose trupit të automjetit kur ngadalësoni, ato janë të gjitha indikacione që sistemi i frenimit kërkon vëmendje.

Riparimi i Sistemit të Frenimit nis me kontrollin vizual të sistemit të frenimit, zëvendësimin dhe plotësimin me alkool frenash. Në rastet kur kemi pjesë të dëmtuara, kryhet riparimi ose zëvendësimi sipas nevojës.

  • Riparimi i Sistemit të Drejtimit

Drejtimi është një nga elementët më të rëndësishëm të automjetit. Edhe mosfunksionimi më i vogël i sistemit ndikon në sigurinë e jetës, komoditetin e drejtimit dhe shkakton konsumimin më të shpejtë të p.sh. në goma ose kushineta të gomave. Drejtimi duhet të kontrollohet gjatë çdo kontrolli periodik. Nëse ndihet ndonjë dridhje në timon, nëse makina po tërhiqet në anën e majtë ose të djathtë, ose dëgjohet një zhurmë shqetësuese gjatë kthimit të timonit, është një shenjë se diçka nuk është në rregull me sistemin e drejtimit. Drejtimi përbëhet nga shumë elementë të ndërlidhur. Dëmtimi i njërit prej tyre rezulton në konsumim më të shpejtë të të tjerëve. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të diagnostikohet shpejt dhe me saktësi dhe të parandalohet konsumimi ose dëmtimi i elementëve të tjerë të sistemit.

Shërbimet Elektroauto

Reparti Elektroauto përfshin riparimet e sistemit të ndezjes së mjetit, riparimin ose zëvendësimin në pamundësi riparimi.

  • Kontrolli i çelsit të kuadrit
  • Kontrolli i dinamos
  • Kontrolli i motorinos
  • Zëvendësim kandele/Kandeleta
  • Kontrolli i sistemit të ushqimit
  • Riparim sistem ndriçimi (Zëvendësim i llampave)
  • Kontroll i baterisë
  • Kontroll i bobinës së ndjezjes

Shërbimi i sistemit të ajrit të kondicionuar

  • Kontroll i kompresorit
  • Kontroll i rripit dhe pulexhove
  • Zëvëndesim ose plotësim i gazit ftohës të kondicionerit
  • Pastrim i rrugëve të ajrit
Riparimet Motorike

Reparti Motorist kryen shërbimet teknike të motorit të mjeteve. Ky shërbim konsiston në zbulimin e çrregullimeve, kryerjen e punimeve të kontroll regjistrimit, punimeve të mbërthimit, në të gjitha mekanizmat dhe sistemet e motorit si në mekanizmin bjellë –manivelë, në mekanizmat e shpërndarjes së gazeve, në sistemin e ftohjes, të vajosjes, të ushqimit dhe ate të ndezjes. Teknikët tanë kanë përvojë me dekada, duke shërbyer të gjitha llojet e modeleve të makinave dhe që merren me të gjitha llojet e riparimeve të motorit. Ne ofrojmë shërbim të sinqertë, të shpejtë dhe me cilësi të lartë.

Shërbimi Teknik

Me shërbim teknik të automjeteve kuptohet tërësia e operacioneve teknike që kryhen në to.

Nëpërmjet këtyre operacioneve zbulohet në kohë dhe parandalohet lindja e çrregullimeve të ndryshme nga njëra anë dhe nga ana tjetër zvogëlohet konsumimi i detaleve, duke mënjanuar shkaqet që e shpejtojnë këtë konsumim. Si rrjedhim, automjetit i sigurohet një gjendje e mirë teknike e vazhdueshme, që e bën atë të aftë për punë, të sigurt e të pandërprerë gjatë gjithë periudhës së shfrytëzimit të tij.

QSHAMT mban në gjendje të rregullt teknike automjetet, duke kryer në kohën e duhur dhe me cilësi të gjitha operacionet e parashikuara të shërbimit teknik, për të zvogëluar shkallën e konsumimit të detaleve dhe mekanizmave të automjetit dhe parandaluar çrregullimet që lindin në të gjatë shfrytëzimit.

Me shërbim teknik kuptojmë:

  • Pastrimi, larja
  • Shtrëngimet e ndryshme
  • Punimet e regjistrimit të detaleve dhe mekanizmave të ndryshme
  • Kontroll i nyjeve dhe mekanizmave
  • Vajosja etj.

Na kontaktoni

Zyrat

 Njësia Administrative nr.5

Rruga “Muhedin Llagami”, Tiranë

Orari Zyrtar

Hënë – Enjte   08:00 – 16:30
Premte            08:00 – 14:00