Në kuadër të Transparencës me publikun, Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve publikon Raportin Vjetor të Veprimtrisë për vitin 2019. Gjatë vitit që lamë pas, QSHAMT ka vijuar përpjekjet në përmbushje të misionit të saj për garantimin e shërbimeve cilësore në mirëmbajtjen e mjeteve të transportit në inventar si dhe administrimin e tyre, sipas dispozitave ligjore dhe akteve normative të Ministrit të Brendshëm.
Raporti Vjetor i Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve është një dokument gjithëpërfshirës i punës dhe aktiviteteve institucionale si dhe rezultateve të arritura, duke zbatuar kuadrin ligjor në fuqi. Raporti paraqet zhvillimet kryesore në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve, si dhe jep rekomandime për përmirësimin e performancës të institucionit.